TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, u është drejtuar të shtunën mbështetësve, për herë të parë prej kur është shtruar në spital, një muaj më parë.
“Ja ku jam, këtu, për ju, i veshur me këmishë e xhaketë, për herë të parë pas një muaji”, ka thënë miliarderi 86-vjeçar, përmes një videoje të incizuar paraprakisht.
Incizimi i tij është lëshuar në konventën e partisë së tij të së djathtës ekstreme Forza Italia.
"Ne jemi shtylla thelbësore dhe besnike e kësaj mazhorance, ne jemi shtylla kurrizore e kësaj qeverie. Kjo është arsyeja pse ne jemi në terren, për të siguruar që vendimet e saj të jenë vërtet të sakta, të drejta, të balancuara”, vërejti Silvio Berlusconi.
“Ne duam të rrisim pensionet, pagat, rrogat të cilat kanë mbetur të njëjta si 20 vjet më parë. Ne duam të ulim barrën tatimore nën 40% ndërsa tani është 44%. Ne duam të ndërtojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë vendin tonë vërtetë modern. Dhe tani edhe ne duhet të gjejmë urgjentisht një përgjigje për problemin e thatësirës për t'u siguruar që arat tona të mos mbeten pa ujë dhe çezmat të mos thahen, siç ndodh sot fatkeqësisht sot në disa nga qytetet tona”, thekson ai.
Ai i ka falënderuar mbështetësit për ndihmën, e cila, sipas tij, i ka ndihmuar “më shumë sesa gjithçka tjetër për të tejkaluar pneumoninë e rrezikshme”.
Berlusconi është shtruar në Spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, pasi është diagnostikuar me infeksion në mushkëri, dhe më pas leukemi.
Mjekët e tij kanë konfirmuar këtë javë se gjendja e Berlusconit është “stabile”, por nuk kanë treguar se kur mund të largohet nga spitali.
Forza Italia është parti partnere në koalicionin qeverisës, në krye me Giorgia Melonin.
Berlusconi shihet rrallë në publik, përveç disa paraqitjeve në Senat, si lider i partisë.
Forza Italia e ka humbur një pjesë të mirë të mbështetjes, në krahasim me periudhën kur Berlusconi ka qenë në pushtet tri herë si kryeministër, në periudhën 1994-2011.