BOTA, 13 Shtator 2025, 12:04

Përshkallëzimi i sulmeve, ushtria izraelite: Mbi 250 mijë persona janë larguar nga qyteti i Gazës

Përshkallëzimi i sulmeve, ushtria izraelite: Mbi 250 mijë persona

Ushtria izraelite ka njoftuar se më shumë se 250,000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës gjatë javëve të fundit, për shkak të intensifikimit të operacioneve ushtarake.

“Sipas vlerësimeve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), më shumë se një e katërta e një milion banorëve të Qytetit të Gazës janë larguar për sigurinë e tyre,” deklaroi në rrjetin X koloneli Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe.

Ushtria izraelite ka përshkallëzuar sulmet ndaj objektivave të dyshuara të Hamasit në qendrat urbane të Gazës, duke intensifikuar ofensivën tokësore dhe ajrore, ndërkohë që autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për pasoja të rënda humanitare.

Largimi masiv i civilëve shton edhe më tej krizën humanitare në Rripin e Gazës, ku mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe strehimit është në nivele kritike.