BOTA, 23 Shtator 2024, 14:51

Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë

Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat

Përmbytje të shumta kanë goditur Kanën këtë të hënë duke bllokuar makinat në rrugë dhe duke vënë në gjendje gatishmërie qytetin e Rivierës Franceze, i famshëm për festivalin e tij të filmit.

Kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnar, publikoi një postim duke protestuar se nuk kishte marrë asnjë paralajmërim nga shërbimi i motit.

Nuk janë raportuar të lënduar nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin juglindor të Francës, ku në vitin 2015 të paktën 19 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Situata pritet të normalizohet deri në mesditë pasi stuhia vazhdon të lëvizë drejt lindjes, tha një zëdhënës i bashkisë. Shërbimi meteorologjik francez raportoi në buletinin e tij se një stuhi e re ka të ngjarë të godasë Kanën në orët e pasdites.