TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologun sirian, Bashar Al-Assad, përpara se të udhëtojë në OKB:
"Ne kemi thënë se do të donim një takim me presidentin sirian Assad, për të normalizuar marrëdhënit mes Turqisë dhe Sirisë. Tani po presim ng apala tjetër për përgjigje".
Qëndrimi përfaqëson një ndryshim jo të vogël për palën siriane, e izoluar që nga nisja e luftës civile më 2011.
Assad u cilësua si diktator i përfshirë në krime, por ia doli të mbijetojë ndaj të gjithëve. Turqia ka pretendime të vetat në Siri dhe ndërmori operacione ushtarake gjatë konfliktit, përherë me objektiv lëvizjen e kurdëve.