TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjermania ka ndërmarrë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në përballje dhe me variantin e ri "Omicron".
Kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se personave të pavaksinuar do t’u ndalohet hyrja në dyqane, restorante, bare apo dhe në organizime publike.
“Organizimet kulturore kombëtare do të jenë të hapura vetëm për personat e vaksinuar dhe për ata që janë shëruar së fundmi nga koronavirusi. Ne e dimë se situata e koronavirusit është serioze ndaj duhet që të merrnim masat e reja përveç atyre ekzistueseve” ,– tha Merkel.
Merkel tha gjithashtu se mund të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për të gjithë popullsinë duke filluar nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, pasi të votohet në parlament.