TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Varianti "Omicron" ka të ngjarë të bëhet lloji më dominues gjatë muajve të ardhshëm në Europë, duke përbërë më shumë se gjysmën e rasteve të Covid-19, sipas një dokumenti nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Bazuar në modelet matematikore të zhvilluara nga ECDC, ka të dhëna se Omicron ka të ngjarë të shkaktojë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të SARS-CoV-2 në muajt e ardhshëm në Europë.
Ekspertët ende nuk e dinë se sa ngjitës është varianti i ri, por proteina spike e virusit – e cila lidhet me qelizat njerëzore përbëhet nga mutacione të cilat janë më të transmetueshme dhe rrezikojnë ti shpëtojnë mbrojtjes së vaksinave.