BOTA, 2 Dhjetor 2021, 09:43

E zhgënjyer me rolin e saj, jep dorëheqjen këshilltarja e Kamala Harris

E zhgënjyer me rolin e saj, jep dorëheqjen këshilltarja e Kamala

Symone Sanders, një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendës Presidentes së SHBA, Kamala Harris, do të largohet nga administrata e Biden në fund të vitit.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

39 vjeçarja Sander, një afrikano-amerikane, jep dorëheqjen pas një sërë thashethemesh rreth zhgënjimit të rëndë në ekipin e zëvendëspresidentit për rolin në hije të Harris në administratë deri më tani.