TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendimi i debatueshëm i Gjykatës së Lartë, që shfuqizoi një ligj të shtetit të Nju Jorkut, sipas të cilit personat që duan të mbajnë një armë në publik duhet të pajisen me liçencë, shkaktoi debate. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Evgeny Maslov njofton mbi këtë temë të armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara.
Lateif Dickerson, drejtori i Akademisë së Armëve të Zjarrit në Nju Xhersi, ka qenë në biznesin e armëve për 27 vjet. Ai trajnon klientët që planifikojnë të blejnë një armë, apo të pajisen me liçencë për armë në Nju Xhersi.
“Trajnimet janë të tre niveleve, bazë, mesatare dhe të avancuara dhje kanë bëjnë me të gjitha llojet e armëve të zjarrit. Ne konkurrojmë; kemi një ekip që merr pjesë në garat e qitjes”, thotë zoti Dickenson.
Pas disa orësh në klasë – më pas kalon në poligonin e qitjes.
Zoti Dickerson thotë se ka parë më shumë njerëz që janë regjistruar për trajnim dhe të gatshëm të blejnë një armë. Ai thotë se lajmet rreth të shtënave masive po i bëjnë njerëzit të mendojnë më shumë për vetëmbrojtje.
“Të gjithë duhet të kenë aftësinë për t’u vetmbrojtur dhe nuk duhet të mbështeten te të tjerët për sigurinë e tyre”, thotë zoti Dickerson.
Shumë amerikanë besojnë se zotërimi i një arme dhe njohja e përdorimit të saj u jep njerëzve një shans për të mbrojtur veten kur policia nuk është e pranishme.
Zoti Dickerson mbështet idenë e kontrollit të së kaluarës për blerësit e armëve, por thotë se përgjegjësia personale e pronarëve të armëve është më e rëndësishmja, si dhe të dinë si t’i veprojnë me armët në mënyrë të sigurt.
“Duhet të dish si të veprosh siç duhet… Kjo klasë ka shumë pika interesante për sa i përket ligjit”, thotë Shakeel Perry, pjesmarrës në kursin për sigurinë e armëve.
“Është thjesht disiplina bazë, të respektosh ligjet dhe të mos i shkelësh ato. Unë kam një përvojë me ushtrinë vite më parë, kështu që i di rregullat dhe ligjin”, thotë Carlos Soto, pjesmarrës në kursin për sigurinë e armëve.
Në qershor, Gjykata e Lartë deklaroi se një ligj i Nju Jorkut për kontrollin e armëve, që kufizon mbajtjen e armëve të zjarrit në publik ishte jokushtetues. Vendimi nxiti protesta në Nju Jork dhe autoritetet premtuan të gjenin mënyra të reja për të kontrolluar situatën.
“Në dritën e vendimit të sotëm, nga Gjykata e Lartë, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe thjesht të shohim rrugët tona të përmbyten me armë për shkak të lejimit të më shumë njerëz duke mbajtur ligjërisht armë zjarri në publik”.
Ligjvënësit e Nju Jorkut qysh atëherë kanë caktuar pjesë të qytetit si zona pa armë – si ndërtesat qeveritare, shkollat dhe objektet fetare. Nuk është për t’u habitur që mbrojtësit e të drejtave të armëve thonë se situata duhet të trajtohet ndryshe.
“Duhet të kemi roje të armatosura të sigurisë në shkolla pasi e dimë që shkollat bëhen objekte sulmesh dhe duhet t’i mbrojmë. Shqetësimi për sigurinë e tyre nuk duhet të kufizojë të drejtat e mia dhe unë jam një person që i bindet ligjit.”
Debati për kontrollin e armëve është një nga më të zjarrtit në një vend ku e drejta për të mbajtur armë është e garantuar në Kushtetutë. /VOA