TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bombë ajrore ruse ka goditur qendrën e transfuzionit të gjakut në rajonin verilindor të Kharkiv të vendit sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin social Telegram, Zelensky tregoi se si pasojë e sulmit ka viktima dhe të plagosur por nuk ka dhënë ndonjë shifër konkrete.
Zelensky tha se qendra e transfuzionit të gjakut ndodhet në komunitetin Kupyansk, ku Rusia kohët e fundit ka grumbulluar trupa në vijën e frontit lindor, citon CNN.
Një zjarr shpërtheu në qendër pas sulmit, shtoi ai.
Kujtojmë se ditën e djeshme më 5 gusht, Ukraina sulmoi cisternën më të madhe ruse me naftë në ujrat e Detit të Zi, çka bëri që Moska të japë paralajmërim se do të ketë një kundërofensivë mbi ngjarjen