TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se Moska mund të nisë më shumë sulme kundër porteve ukrainase në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj anijeve ruse në Detin e Zi.
Medvedev, aktualisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, i cili u mblodh të premten, tha në një postim në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale, shkruan The Guardian. “Të poshtër dhe të çuditshëm kuptojnë vetëm mizorinë dhe forcën. Me sa duket, goditjet në Odesa, Izmail dhe vende të tjera nuk u mjaftuan.
Nëse llumrat e Kievit duan të krijojnë një katastrofë ekologjike në Detin e Zi, ata duhet të marrin një të tillë në pjesën e territorit të tyre që së shpejti do t’i bjerë Polonisë … Ky do të jetë gjykimi përfundimtar për ta për marrëveshje drithi.