BOTA, 6 Gusht 2023, 10:17

Itali, mbyten në brigjet e Lampedusës dy anijë, 30 emigrantë të zhdukur

Itali, mbyten në brigjet e Lampedusës dy anijë, 30 emigrantë

Dy varka me emigrantë janë mbytur në brigjet e Lampedusës në Itali, ndërsa deri tani raportohet për 30 persona të zhdukur.

Mediat italiane raportojnë se njëra varkë kishte 48 emigrantë, 45 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa 3 nuk janë gjetur.

Ndërkohë në varkën e dytë ishin rreth 42 emigrantë, 14 prej të cilëve u shpëtuan.

Ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmijë një vjeç e gjysmë.

Varkat me emigrantë ishin nisur nga Sfax në Tunizi, ndërsa dyshohet se mund të jenë mbytur për shkak të kushteve të këqija të motit.