BOTA, 25 Shtator 2023, 15:19

Pas sulmit në Krime, Ukraina vret komandantin e flotës ruse të Detit të Zi

Pas sulmit në Krime, Ukraina vret komandantin e flotës ruse të

Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi, pas një sulmi me raketa në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Sulmi ishte një goditje e madhe për Moskën, pas një sërë goditjeve në portin strategjik të Sevastopolit në muajt e fundit, raporton AFP.

“34 oficerë u vranë, përfshirë komandantin e flotës së Detit të Zi. 105 pushtues të tjerë u plagosën”, thanë forcat speciale të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në ditën e sulmit se një ushtarak ishte zhdukur, ndërsa fillimisht kishte raportuar se një person ishte vrarë.