BOTA, 25 Shtator 2023, 13:12

Moska shënjestron rrugët e eksportit të grurit, godet hambarët e Ukrainës

Moska shënjestron rrugët e eksportit të grurit, godet

Një sulm rus goditi, gjatë natës, infrastrukturën portuale në rajonin jugor të Ukrainës, në Odesa, duke shkaktuar kështu zjarr si dhe duke plagosur një civil.

Gjatë muajve të fundit, forcat e Moskës kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur Odesën duke synuar shkatërrimin e infrastrukturës së grurit, pas bllokimit të marrëveshjes në Detin e Zi.

Sipas zyrtarëve ukrainas, bombardimet ruse vranë tre persona dhe plagosën të paktën nëntë të tjerë gjatë sulmeve të së dielës në rajonet jugore si Zaporizhzhia e Kherson

Ndërsa sa i përket zhvillimeve të fundit në rajon nga lufta në Ukrainë, Polonia tashmë ka përgatitur korridoret tranzitore që do të lejojnë dërgesat e grurit ukrainas të lëvizin nëpër territorin e saj dhe të arrijnë në vendet më në nevojë. Qeveria polake i është bashkuar Hungarisë dhe Sllovakisë në shtrirjen e një ndalimi për importet e lira të drithit ukrainas, të cilat ata thonë se kanë dëmtuar fermerët vendas.

Ndërsa të shtunën, Papa Françesku u tha gazetarëve se mbajtja e armëve në Ukrainë po e kthen popullin ukrainas në “martirë”.

Papa foli gjithashtu për “paradoksin” e vendeve që furnizojnë Ukrainën me armë përpara se t’i marrin ato. Ai mund t’i referohej vendimit të fundit të Polonisë, e cila ndaloi ofrimin e armëve për Ukrainën, në mes të një mosmarrëveshjeje në rritje midis dy vendeve mbi ndalimin e përkohshëm të importeve të grurit ukrainas.

Ndërkohë, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk, sipas mediave ruse, hyri në fuqi një shtetrrethim dhe një censurë e re komunikimi. Një dekret shtesë vendos një censurë ushtarake mbi postën, komunikimet në internet dhe bisedat telefonike, shkruan CNN.