TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Administrata në largim e presidentit amerikan Joe Biden po punon për të nxjerrë një paketë për t’i shitur Izraelit armë me vlerë prej 680 milionë dollarësh, tha sot një zyrtar amerikan i cili kishte njohuri për planin.
Zyrtari amerikan bëri të ditur planin pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Liban midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Paketa e re për shitje të armeve, e cila u raportua fillimisht nga Financial Times, përfshin mijëra municione të përbashkëta të sulmit direkt (JDAM) dhe qindra bomba me diametër të vogël, sipas zyrtarit, i cili kërkoi të mbetet anonim, raporton Reuters.
Informacioni doli në dritë disa orë pasi marrëveshja e armëpushimit në Liban ndaloi luftën më të përgjakshme në vite mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Megjithatë, Izraeli vazhdon luftën në frontin e Gazës kundër Hamasit palestinez .
Paketa e shitjes së armëve ishte gati prej muajsh. Paketa u prezantua fillimisht në shtator në komitetet e Kongresit dhe më pas u dorëzua për shqyrtim në tetor, tha zyrtari. Kjo paketë pason shitjen në gusht të avionëve luftarakë dhe pajisjeve të tjera ushtarake Izraelit, me një vlerë totale prej 20 miliardë dollarësh.
Reuters raportoi në qershor se Uashingtoni, aleati më i madh dhe furnizuesi i armëve i Izraelit, i kishte dërguar Izraelit më shumë se 10,000 bomba dhe mijëra raketa Hellfire që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023.
Debatet mbi paketën e fundit të armëve vazhduan edhe kur një grup senatorësh progresivë amerikanë, përfshirë Bernie Sanders, paraqitën projektligje për të bllokuar shitjen e disa armëve amerikane në Izrael për shkak të katastrofës humanitare që palestinezët po përjetojnë në Rripin e Gazës. Por projektligji u votua në Senat.
Biden, mandati i të cilit përfundon në janar, e ka mbështetur fuqishëm Izraelin që nga 7 tetori 2023, kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë më shumë se 250 pengje, sipas të dhënave izraelite.
Shumica e popullsisë së Rripit të Gazës prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur dhe enklava palestineze është në rrezik nga uria, më shumë se një vit pasi aty shpërtheu lufta.
Ndërkaq zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se më shumë se 43,922 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Izrael