TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit Netanyahu njoftoi se ka rënë dakord për një armëpushim me Hezbollahun në Liban, por shton se marrëveshja i është dërguar kabinetit për miratim, ndërsa bombardimet e rënda vazhdojnë dhe viktimat rriten.
Sipas marrëveshjes, çdo përpjekje e Hezbollahut për t'u riarmatosur do të jetë shkelje e marrëveshjes dhe se Izraeli do të "përgjigjet ashpër" nëse e bëjnë këtë.
“Sonte sjell në kabinet një marrëveshje armëpushimi në Liban me Hezbollahun. Kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje do të varet nga ajo që ndodh në terren”, tha Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit.
Ai shton se nëse Hezbollahu e thyen marrëveshjen, Izraeli do të godasë.
Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar në favor të marrëveshjes së armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve me grupin militant Hezbollah në Liban. Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun, që disa shpresojnë se mund të përbëjnë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.