BOTA, 14 Janar 2022, 14:54

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Ambasada amerikane në Irak është sulmuar mbrëmjen e së enjtes me raketa.

Të paktën tri prej tyre ranë brenda perimetrit të ambasadës, ndërsa një tjetër ra në një shkollë aty pranë, duke lënë të plagosur tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

"Associated Press" raportoi se dyshohet që raketat u lëshuan nga lagjja Dora në Bagdad. Ambasada reagoi duke konfirmuar sulmin që pretendohet se erdhi nga grupe terroriste që tentojnë të minojnë sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut.

Ky është rasti i fundit i një serie sulmesh me raketa dhe dron ndaj amerikanëve në Irak që prej fillimit të këtij vitit. Grupe shiite, pro Iranit, janë zotuar për vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani.

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad