BOTA, 13 Janar 2022, 18:43

Historia e jashtëzakonshme e të riut indigjen/ Bën 12 orë rrugë duke mbajtur babanë në krahë për ta vaksinuar kundër koronavirusit

Historia e jashtëzakonshme e të riut indigjen/ Bën 12 orë

Një i ri indigjen është fotografuar teksa mban në krahë babanë e tij për ta vaksinuar kundër Covid 19. Tauy ka përshkruar rreth 6 orë rrugë për ta dërguar në qendrën shëndetësore duke kaluar nëpër pyjet e Amazonës dhe gjashtë orë për t’u kthyer. Ai ka bërë kilometra të tëra mes shpateve të thepisura të Amazonës në Brazilin verior për ta dërguar babanë e tij, Wahu, 67 vjeç që të merrte vaksinën anticovid.

I riu sfidoi barrierat natyrore dhe kulturore për të vaksinuar të atin dhe për ta shpëtuar nga Covidi.

325 burra dhe gra jetojnë të shpërndarë në xhunglën e Amazonës përgjatë kufirit me Surinamin, në territore që janë të pambrojtura nga Covidi dhe që shpesh përdoren nga trafikantët e arit dhe trafikantët e lëndës drusore, shkruan Corriere della Sera.

Pas mbërritjes së tij në garnizon, Tawy gjeti Dr. Jennings Simões. Mjeku, i prekur nga veprimi herorik i djalit i bëri një foto, e cila daton e 22 janarit të vitit të kaluar por që vetëm tani ka marrë shpërndarje në rrjet.

Deri më tani, pandemia ka prekur 57,000 brazilianë vendas dhe ka vrarë 853, sipas të dhënave nga Sekretariati i Shëndetit Indigjen.