TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i cili është larguar nga shteti i tij në muajin dhjetor, thotë se nuk i druhet një arrestimi të mundshëm për akuza të lidhura me dyshimet për tradhti.
Poroshenko deklaroi gjatë një interviste për televizionin Current Time se Prokuroria ka tentuar të krijojë çështje kundër tij me pretendimin se ka ndihmuar separatistët për të shitur thëngjill në Ukrainë në vlerë 54 milionë dollarë në vitin 2014.
“Nuk do të përfundoj pas hekurave, nuk do të kenë aq kurajë, forcë apo gatishmëri për të vepruar ashtu”, ka thënë ai, kur u pyet nëse beson se do të arrestohet sapo të arrijë në Ukrainë gjatë këtij muaji.
“Po kthehem, jo për të mbrojtur veten nga (presidenti Volodymyr ) Zelenskyi, por të mbroj Ukrainën… ne duhet ta mbrojmë Ukrainën nga (presidenti rus, Vladimir) Putini, të mbrojmë shtetin nga autoritetet jokompetente, të kalbura dhe absolutisht të korruptuara”, ka thënë ai.
Në muajin dhjetor, Byroja Shtetërore për Hetime, ka thënë se Poroshenko është duke u hetuar zyrtarisht për tradhti, pas akuzave se ai ka “ndërmjetësuar aktivitete” të separatistëve që luftojnë me forcat qeveritare në lindje të Ukrainës nga viti 2014.
Nëse dënohet, ai përballet me burgim deri në 15 vjet.