TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka protestuar në Ministrinë e Brendshme për marrjen e maskave rozë për policët në detyrë, duke thënë se ngjyra rrezikon të dëmtojë reputacionin.
Maskat rozë, të cilët i janë dorëzuar policisë italiane për tu mbrojtur nga covid, i ka detyruar ata që të protestojë në Ministrinë e Brendshme. Shkak sipas tyre është sepse i dëmtohet reputacioni.
“Nuk e kuptojmë arsyen e blerjes së maskave në një ngjyrë që në pamje të parë do të dukej e papajtueshme me forcat tona”, shkruan sindikata e policisë në një letër drejtuar Ministrisë së Brendshme.
“Blerja është e pakuptueshme”, thuhet në letër, duke shtuar se pas dy vitesh të një pandemie, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura.
Në të ardhmen, maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu, përfundon letra. Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Ministria e Brendshme.