BOTA, 7 Nëntor 2022, 20:52

OBSH ngre alarmin: Në vitin 2022, në Europë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti

OBSH ngre alarmin: Në vitin 2022, në Europë kanë vdekur 15

Të paktën 15 000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022, ka bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4 500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4 000 në Spanjë, mbi 3 200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.

Numri pritet të rritet, pasi disa vende kanë raportuar vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht verën e kaluar, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.