BOTA, 7 Nëntor 2022, 14:40

Tragjedi në Turqi, autobusi përplaset me dy kamionë dhe shpërthejnë në flakë, shtatë viktima dhe 11 të plagosur

Tragjedi në Turqi, autobusi përplaset me dy kamionë dhe

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike pasi një aksidenti rrugor në Turqi. Sipas informacioneve, një autobus u përplas me dy kamionë duke shpërthyer në flakë.

Pas përplasjes automjetet janë përfshirë nga flakët, për pasojë pasagjerët kanë mbetur të bllokuar, duke shkaktuar vdekjen e shtatë prej tyre.

Tragjedi në Turqi, autobusi përplaset me dy kamionë dhe

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në provincën e Agrit, në Turqinë lindore, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

“Raportohet për disa viktima” , ishin deklaratat e para të guvernatorit të provincës së Agrit, i cili ndodhej në vendin e aksidentit, ndërsa numrin e të vdekurve e bëri të ditur Taip Erdogan pasi mbërriti në vendngjarje.

“Fatkeqësisht, 7 bashkëqytetarë tanë humbën jetën nga përmbysja e një autobusi në Tutak”, tha presidenti turk.