BOTA, 6 Nëntor 2022, 23:26

Lufta në Ukrainë dogji tre milionë hektarë pyje, dhjetë parqe kombëtare të okupuara

Lufta në Ukrainë dogji tre milionë hektarë pyje, dhjetë

Lufta në Ukrainë dogji të paktën tre milionë hektarë pyje, ka bërë të ditur të dielën Fondi Botëror për Natyrën.

20 për qind e zonave të ruajtura në Ukrainë u dëmtuan nga sulmet e Rusisë, që nga 24 shkurti kur nisi agresioni mbi territorin ukrainas.

Në njoftim u tha se 10 parqe kombëtare mbetën të okupuara, ndërsa milionë hektarë që përdoreshin për mbjellje të grurit u bënë të papërdorshme.

Fondi bëri të ditur se shifrat mund të rriten pasi sulmet ruse po vazhdojnë në disa territore. Një pjesë tjetër e territorit është nën okupim “ose në pritje të çlirimit”.

Luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhduan edhe gjatë kësaj fundjave. Disa vendbanime mbetën pa furnizim me energjinë elektrike, për shkak se Rusia po i shkatërron objektet furnizuese.