BOTA, 8 Mars 2025, 18:26

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Mbi 500 civilë janë vrarë ditët e fundit nga forcat siriane të sigurisë dhe aleatët e tyre

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Mbi 500 civilë

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi ditës e sotme se më shumë se 500 civilë alavitë janë vrarë që nga e enjtja nga forcat siriane të sigurisë dhe organizatat aleate të tyre, gjatë operacioneve dhe betejave me besnikët e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad në Sirinë perëndimore.

Observatori raportoi në mënyrë specifike se që nga e enjtja 532 civilë alavitë janë vrarë në rajonet e bregdetit sirian dhe malet e Latakisë nga forcat e sigurisë dhe organizatat e lidhura me ta. Numri i mëparshëm ishte 340 të vdekur.

Ky njoftim e rrit numrin e dhunës së ditëve të fundit në 745 të vdekur. Midis tyre janë 213 anëtarë të forcave të sigurisë dhe luftëtarë besnikë të fraksionit të Asadit.