BOTA, 25 Mars 2023, 10:35

“Një dhuratë për Putinin” - Qytetarët në çeki mbledhin 1.2 milionë euro, dërgojnë raketë-hedhës në Ukrainë

“Një dhuratë për Putinin” - Qytetarët në

Brenda pak javësh, një raketë-hedhës RM-70 së bashku dhe 365 raketa do të transferohen në Ukrainë nga Republika Çeke.

Megjithatë, kjo nuk është pjesë e paketës së ndihmës nga qeveria, por është rezultat i donacioneve prej 1.2 milionë eurosh të qytetarëve çekë.

Raketë-hedhësi mund të lëshojë 40 raketa në 90 sekonda dhe mund të ringarkohet jashtëzakonisht shpejt.

“Sot kemi tejkaluar 1.2 milion euro, qëllimi ynë është më shumë se 2.4 milion euro. Lëshuesi kushton pothuajse 730,000 euro”, tha Martin Ondracek, autor i projektit të donacionit, i quajtur “Një dhuratë për Putinin”.

Në një vit, më shumë se 120,000 kontribues kanë më shumë se 18 milionë euro ndihmë për Ukrainën.