BOTA, 25 Mars 2023, 09:59

Plenkoviç: Vladimir Putin do të arrestohej nëse do të vinte në Kroaci

Plenkoviç: Vladimir Putin do të arrestohej nëse do të

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi në Bruksel se presidenti rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti, do të arrestohej nëse ai do të vinte në Kroaci në bazë të procedurës së parashikuar me ligj.

Plenkoviç kujtoi se Kroacia ka aderuar në statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe se është miratuar ligji për bashkëpunim me atë gjykatë, shkruan Euronews Serbia.

“Ai ligj parashikon të gjitha procedurat në rast se ekziston një urdhër për arrestimin e një personi dhe me sa di unë, imuniteti nuk zbatohet,” tha Plenkoviç në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si do të vepronte Zagrebi në këtë rast se Putini shkel në Kroaci.

Megjithatë, Plenkoviç theksoi se një vizitë e tillë “në fund të fundit nuk është realiste”.

“Nuk besoj se Putin do të shkojë kaq shpejt në vendet nënshkruese të Statutit të Romës”, tha Plenkoviç në Bruksel pas samitit të BE-së.