TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump ka folur nga Mar-a-Lago në Florida për takimin e sotëm (18 shkurt) në Arabinë Saudite mes SHBA-së dhe Rusisë.
Ai tha se ishte “më i sigurt” për një marrëveshje paqeje pas diskutimeve, ku mori pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai nuk do të kundërshtonte që trupat paqeruajtëse evropiane të stacionohen në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
“Nëse ata duan ta bëjnë këtë, do të ishte mirë,” tha Trump, duke thënë se SHBA “nuk do ta kundërshtonte fare këtë”.
“E di që Franca e ka përmendur. Të tjerë e kanë përmendur, Britania e Madhe e ka përmendur”, shtoi ai, duke e quajtur atë një “gjest të bukur”.
Po ashtu, Donald Trump iu përgjigj kërkesave të Ukrainës për një vend në tryezën e negociatave.
“Ata kanë pasur një vend për tre vjet dhe një kohë të gjatë përpara kësaj,” u përgjigj Trump.
“Kjo mund të ishte zgjidhur shumë lehtë. Thjesht një negociator mund ta kishte zgjidhur këtë vite më parë, pa, mendoj, humbjen e shumë jetëve dhe pa humbjen e qyteteve që thjesht janë në anën e tyre.”
Trump tha se mund të kishte “bërë një marrëveshje” për Ukrainën nëse do të ishte president i SHBA-së kur shpërtheu lufta.