TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një foshnjë 1-vjeçare nga Belluno ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Padovës, pasi kishte konsumuar djathë të bërë me qumësht të papërpunuar, i kontaminuar me bakterin Escherichia coli. Fëmija është i shtruar në repartin e Pediatrisë, ku mjekët kanë konstatuar se ai ka zhvilluar sindromën hemolitiko-uremike, një sëmundje e veshkave që konsiderohet shkaku kryesor i pamjaftueshmërisë akute renale tek fëmijët.
Ngjarja ishte bërë publike fillimisht nga “Il Gazzettino”. Simptomat e sindromës u shfaqën disa ditë pas konsumimit të djathit me qumësht të papërpunuar. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai u transferua në Padovë, në repartin e Nefrologjisë Pediatrike të spitalit universitar.
Rreziku i qumështit të papërpunuar
Qumështi mund të kontaminohet që në momentin e mjeljes: qumështi i papasterizuar ose i pazierë, ashtu si edhe produktet e tij si djathërat, mund të transmetojnë infeksione. Kjo është edhe arsyeja pse pediatrit e kanë ndaluar gjithmonë konsumimin e produkteve të bëra me qumësht të papërpunuar për foshnjat.
Ky është rasti i tretë brenda vetëm 9 muajsh në Belluno, ku fëmijë janë prekur nga sindroma hemolitiko-uremike: në nëntor 2024 një vajzë 1-vjeçare, dhe në korrik një foshnjë 10-muajshe. Të dy fëmijët e mëparshëm janë kuruar me sukses.