BOTA, 23 Gusht 2025, 21:05

Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në

Kina do të ishte e gatshme të dërgonte trupa paqeruajtëse në Ukrainë sipas një mandati të OKB-së.

Kjo është ajo që raporton ”Welt am Sonntag” duke cituar burime diplomatike evropiane që mësuan informacionin nga zyrtarët e qeverisë kineze.

“Qeveria kineze do të ishte e përgatitur ta bënte këtë vetëm nëse trupat do të vendoseshin sipas një mandati të OKB-së”, theksuan burimet.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini kritikoi planet e presidentit francez, Emmanuel Macron të cilat parashikojnë ”ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa” për Ukrainën.

”Vish helmetën, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë”, mësohet t’i ketë thënë Salvini presidentit Macron duke komentuar propozimin e Francës për të dërguar trupa atje.