BOTA, 23 Gusht 2025, 22:37

Vritet një tjetër gazetar në Gaza, 270 që nga fillimi i luftës

Vritet një tjetër gazetar në Gaza, 270 që nga fillimi i

Një gazetar, Khaled al-Madhoun, është vrarë nga ushtria izraelite në veri të Rripit të Gazës. Lajmin e raporton Al Jazeera, duke cituar Sindikatën e Gazetarëve Palestinezë, sipas së cilës reporteri u qëllua pranë vendkalimit të Zikimit, në veri të qytetit të Gazës, ndërsa po priste të dokumentonte mbërritjen e disa kamionëve me ndihma humanitare.

Sipas një numërimi të bërë nga Shireen.ps, një faqe monitorimi që mban emrin e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, e vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar në vitin 2022, që prej nisjes së luftës në Gaza janë vrarë rreth 270 gazetarë dhe punonjës të mediave nga sulmet izraelite.