TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, tha zëdhënësi i tij.
Sassoli u shtrua në një spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz në sistemin e tij imunitar.
Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloji gjithë aktivitetet e tija zyrtare.
Ai ndërroi jetë në orët e para të ditës së martë në një spital në Aviano në Itali njoftoji zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.
Në shtator, Sassoli u dërgua në një spital në Strasburg ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë raporton “BBC”.
Ish- lexuesi i lajmeve u bë presidenti i Parlamentit Evropian me 705 vende në vitin 2019.
Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë.
Sassoli u largua nga gazetaria dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian në vitin 2009.
Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.
“Çfarë tronditje e madhe dhe humbje e madhe. Jam thellësisht i pikëlluar”, shkroi eurodeputeti Ismail Ertug në Twitter.
Një tjetër eurodeputet, Paolo Borchia, shprehu ngushëllimet për familjen e Sassoli dhe tha se lajmi e kishte lënë atë “të habitur”.