TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia mbetet sërish me raste të larta të infektimeve. Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë identifikuar 101,762 raste të reja nga 612,821 teste të realizuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali kanë humbur jetën 227 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 139,265 viktima.
Në terapi intensive janë shtruar 1606 pacientë, ndërsa janë shëruar 56,560 qytetarë në 24 orë.
Ndërkohë, për herë të parë Italia ka tejkaluar dy milionë raste pozitive.