BOTA, 10 Janar 2022, 20:47

Omicron godet SHBA, rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

Omicron godet SHBA, rritet numri i pacientëve të shtruar në

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vetëm tri javë vendi ka regjistruar një trefishim të rasteve.

Numri i shtrimeve në spital ka arritur në 132, 646. Mjekët shprehen se pranimet e pacientëve në spital janë rritur gradualisht që nga fundi i dhjetorit.

Ndërkohë, është vënë re gjithashtu se, Omicron ka shënuar një përhapje më të lartë se Delta.

Vendet të cilat kanë regjistruar numra të lartë të pacientëve në spitale janë Delaware, Illinois, Maine, Maryland, Missouri, Ohio, Pennsylvania, Puerto Rico, Vermont, Virxhinia, Uashington dhe Wisconsin.

Nga ana tjetër, mungesa e stafit ka bërë që sistemet shëndetësore në të gjithë Amerikën të përballen me vështirësi.