BOTA, 10 Janar 2022, 15:43

Ishte porositur në Europë, kapen 947 kg kokainë në Paraguaj

Ishte porositur në Europë, kapen 947 kg kokainë në Paraguaj

947 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Paraguaj. Kjo sasi e madhe kokaine kishte destinacion Europën.

Në këtë operacion raportohet se në pranga ka rënë edhe djali i ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena. Ky i fundit vite më parë kishte promovuar një projekt për legalizimin e kanabisit.

Djali i ish-deputetit paraguaian “ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës përmes rrugës ujore Paraguaj-Parana dhe më pas në Evropë përtej Atlantikut”, shtuan autoritetet vendase.

Vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet në treg, në rreth 60 milionë dollarë . Në operacion u arrestua edhe një shtetas ukrainas.