BOTA, 8 Korrik 2024, 18:28

Momente paniku! Rrufeja godet avionin në fluturim, pasagjeri filmon gjithçka

Momente paniku! Rrufeja godet avionin në fluturim, pasagjeri filmon

Pasagjerët në një fluturim, që udhëtonte nga Shtutgarti në Heathroë në Britaninë e Madhe, u tmerruan të dielën pasdite kur avioni u godit nga rrufeja.

“Ishte tronditëse”, tha një pasagjer, emri i të cilit ishte Jeco, për gazetën The Sun, duke thënë se “ekuipazhi i BA ishte i mahnitshëm”. Një burrë, djali dhe nipi i të cilit ishin në aeroplan, e përshkroi atë si një “fluturim nga ferri”.

Një zëdhënës i kompanisë së fluturimit konfirmoi se “BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”.

Pamja tronditëse e rrufesë që godet krahun e avionit është regjistruar nga një pasagjer i fluturimit.