BOTA, 7 Korrik 2024, 15:42

Me ngjyrues dhe acid, sekuestrohen 37 mijë litra vaj ulliri të dëmshëm për shëndetin

Me ngjyrues dhe acid, sekuestrohen 37 mijë litra vaj ulliri të

Në një operacion të policisë financiare italiane, u sekuestruan 37 mijë litra vaj ulliri, që konsiderohej si ekstra i virgjër, por që ishte i dëmshëm për shëndetin e njeriut në tre laboratorë ilegale në qytetin Cerignola në jug të Italisë.

Analizat laboratorike kanë vërtetuar se nuk është vaj ulliri, por vaj i marrë nga farat e lulediellit me ngjyra të shtuara përtej rregullave të lejuara, shkruan Corriere della Sera.

Tre persona janë dorëzuar në prokurorinë e Foggia-s, të dyshuar për tregtimin e lëndëve të dëmshme dhe shitjen e një produkti ushqimor të rremë si origjinal, duke shkelur njëkohësisht rregulloren administrative për publikimin e të dhënave për origjinën dhe cilësinë e produkteve ushqimore.

Analizat kanë vërtetuar se në vajin e ullirit të rremë ka një përzierje me përmbajtje të lartë të acidit linoleik të vajit të lulediellit me ngjyrues të shtuar të bazuar në klorofil dhe beta-karoten në sasi më të larta se ata të lejuar për vajrat e përdorura për konsum njerëzor.

Përzierja ishte e paketuar në fuçi dhe kanaçe me indikacione për cilësinë e produktit ekstra të virgjër, të cilat do të dilni në shitje.