TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sondazhet serioze të Ipsos, menjëherë pas mbylljes së rezultateve të zgjedhjeve në Francë, nxjerrin rezultate shokuese, në raport me pritshmëritë e krijuara në opinionin publik, sidomos pas raundit të parë zgjedhor.
Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë ka pësuar një rritje të konsiderueshme në pjesën e saj të vendeve në raport me të kaluarën, por votimi taktik prishi shanset për një shumicë absolute.
Aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, ka dalë e para në zgjedhjet legjislative franceze, por nuk arriti të marrë shumicën e ligjvënësve të nevojshëm për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare, sipas exit polleve.
Parashikimet nga Ipsos përfaqësojnë një pengesë për Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë (RN) – që pa se shpresa për të pasur shumicën absolute në Asamble nuk u bë dot realitet.
Fronti i Ri Popullor (NFP), një koalicion i formuar me nxitim i socialistëve, komunistëve, të gjelbërve dhe partisë së majtë France Unboued, do të marrë midis 172 dhe 192 nga 577 vendet e Asamblesë, parashikoi Ipsos.

Fronti i Ri Popullor pasohet nga koalicioni i Ansamblit të Presidentit Emmanuel Macron – që sipas Ipsos parashikon të marrë 150-170 vende, një rënie e ndjeshme nga 245 që fitoi në zgjedhjet më të fundit të 2022.
Pavarësisht kryesimit në sondazhet e raundin e parë të mbajtur më 30 qershor, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen ka të ngjarë të dalë e treta me 132-152 vende, të cilat, nëse konfirmohen, do të shkatërronin shpresat për të vendosur Jordan Bardella-n si kryeministër.
Sondazhi i sotëm ishte raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme të thirrura nga Macron më 9 qershor, pasi ai mori një goditje me në votimet për Parlamentin Evropian. Ansambli, i njohur më parë si En Marche, u mblodh kryesisht rreth presidencës së Macron, i cili po bëhet gjithnjë e më i papëlqyer teksa mandati i tij i dytë dhe i fundit nuk ka një pëlqyeshmëri të madhe popullore.
Nga rënia e tij ka përfituar në masë të madhe RN, një parti e krahut të djathtë radikal e themeluar prej kohësh, e cila kishte zero vende në Kuvend deri në vitin 2007.