BOTA, 20 Dhjetor 2021, 20:15

Momente paniku në Paris, një burrë merr peng dy gra, kërkon të flasë me ministrin e Drejtësisë

Momente paniku në Paris, një burrë merr peng dy gra, kërkon

Momente paniku janë duke u regjistruar në Paris. Mësohet se, një burrë i armatosur me thikë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare.

Ai kërcënon se do t'i vrasë ato, nëse aty nuk vjen për të negociuar ministri i Drejtësisë.

Sipas informacioneve të para, pengmarrësi është i njohur për autoritetet që ka probleme mendore. Fjala është siç raportojnë mediat lokale për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J.

Ministri francez të Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, është shprehur i gatshëm për zgjidhjen e problematikës.