BOTA, 19 Dhjetor 2021, 19:26

Covid-19/ Italia shënon sërish shifra të larta të infektimeve dhe viktimave

Covid-19/ Italia shënon sërish shifra të larta të

Europa tashmë prej ditësh duket se ka hyrë në një tjetër valë të Covid-19, ndërsa variantet e reja po bëhen çdo ditë dhe më kërcënues.

Italia ka shënuar një rritje të rasteve të reja duke regjistruar 24,259 të infektuar. Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shëuar 97.

“Në Itali po i afrohemi 'zonës portokalli', për shkak se zënia e vendeve spitalore vazhdon të rritet. Prandaj është thelbësore të bëhen menjëherë dozat e treta.

Vaksinat janë aty dhe fushata po ecën mirë, por është një garë me kohën. 'Green pass' mund të mos mjaftojë më”, deklaroi  Guido Rasi, këshilltar shkencor i komisionerit të jashtëzakonshëm për emergjencën Covid, gjeneralit Françesko Filjiuolo.