BOTA, 19 Dhjetor 2021, 20:18

Indi/ Dy persona rrihen për vdekje pasi tentuan të shkatërrojnë tempujt e shenjtë

Indi/ Dy persona rrihen për vdekje pasi tentuan të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Amristar në Indi ditën e sotme. Një person është rrahur për vdekje në një tempull, pasi tentoi që të shkatërrojë ambientet e brendshme të saj.

Incidenti ndodhi gjatë një lutje në Tempullin e Artë të qytetit ditën e djeshme. Personi i cili nuk është identifikuar ende, hyri në tempull dhe shkoi në shenjtëroren e brendshme ku mbahet libri i shenjtë i Sikhizmit, Guru Granth Sahib.

Sipas BBC, ai mori një shpatë ceremoniale të vendosur pranë librit dhe tentoi ta shkatërronte atë, por është ndaluar menjëherë nga rojet dhe besimtarët e tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 me orën lokale, teksa është filmuar nga kamerat e sigurisë. Deri më tani mbetet ende e paqartë situata pasi burri u gjet më pas i vdekur.

Më pak se 24 orë më vonë, një tjetër person u rrah për vdekje nga Sikhët duke e akuzuar atë për sakrilegj pasi ai dyshohet se u përpoq të hiqte flamurin Sikh, Nishan Sahib, nga një tempull në Kapurthala, gjithashtu në shtetin Punjab.

Mediat indiane raportojnë se policia fillimisht e mori në paraburgim burrin, por më pas vendasit u përleshën me policinë dhe përfunduan duke e vrarë atë.