BOTA, 3 Dhjetor 2024, 20:50

FOTO/ ‘Buxheti’ fut në kaos Korenë e Jugut, helikopterët zbarkojnë në çatinë e Parlamentit. Presidenti vendosi ligjin ushtarak

FOTO/ ‘Buxheti’ fut në kaos Korenë e Jugut,

Ditën e sotme kryeqyteti i Koresë së Jugut është përfshirë nga trazira të shumta.

Protestues të shumtë u grumbulluan para Parlamentit të vendit, duke bërë që Presidenti Yoon Suk Yeol të shpallte ligjin ushtarak.

Sipas mediave të huaja, përveç pranisë së madhe të policisë jashtë Parlamentit, janë vënë re edhe helikopterë që rrotullohen mbi godinën e legjislativit.

Disa helikopterë janë ulur në çatinë e parlamentit, raporton agjencia e lajmeve AFP, shkruan A2 CNN.

Tensionet në Korenë e Jugut kanë nisur pas përplasjeve në Parlament për projektligjin e Buxhetit të vitit 2025.

Po ashtu, në të njëjtën javë, opozita ka punuar për të fajësuar anëtarët e kabinetit, kryesisht kreun e agjencisë së auditimit të qeverisë, për dështimin për të hetuar Zonjën e Parë.

Nga ana tjetër, Presidenti i vendit tha se po shpallte Ligjin Ushtarak për të mbrojtur Korenë e Jugut nga forcat komuniste të lidhura me Korenë e Veriut.

Me heret Koreja e Jugut ka shpallur ligjin e përgjithshëm ushtarak. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një fjalim të paparalajmëruar dhe të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, duke pretenduar se ai do të zhdukte "forcat anti-shtetërore pro-koreane të Veriut". Kjo është hera e parë që nga viti 1980 që Koreja e Jugut shpall ligjin ushtarak.

"Po shpall ligjin ushtarak për të mbrojtur Republikën e lirë të Koresë nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut, për të zhdukur forcat e neveritshme antishtetërore pro-koreane që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë dhe për të mbrojtur kushtetutën", tha Yoon Suk Yeol, President i Koresë së Jugut.

Yoon nuk tha se çfarë masash specifike do të merreshin. Ai përmendi një mocion nga Partia Demokratike e opozitës, e cila ka shumicën në parlament, për të fajësuar prokurorët e lartë duke refuzuar propozimin e buxhetit të qeverisë, shkruan A2 CNN.

Yoon i etiketoi veprimet e opozitës si "sjellje të qarta antishtetërore që synojnë nxitjen e rebelimit". Ai më tej pretendoi se këto akte kanë “paralizuar punët e shtetit dhe e kanë kthyer Asamblenë Kombëtare në një strofkë kriminelësh”.

“Përmes këtij ligji ushtarak, unë do të rindërtoj dhe mbroj Republikën e lirë të Koresë, e cila po bie në humnerën e rrënimit kombëtar të atyre që kryejnë aktivitete të mbrapshta”, tha Yoon Suk Yeol, President i Koresë së Jugut.

Menjëherë pas këtij vendimi monedha koreane ‘Ëon’ u ul ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan. Një zyrtar i bankës qendrore tha se po përgatiten masa për të stabilizuar tregun nëse do të ishte e nevojshme, citon Reuters. Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar rreth këtij vendimi. Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për ta mbrojtur atë kundër Veriut.

FOTO/ ‘Buxheti’ fut në kaos Korenë e Jugut,