TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjermania ndodhet në alarm për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch në 24 orët e fundit janë regjistruar 33, 949 raste të reja dhe 165 viktima.
Autoritetet shëndetësore janë shprehur të shqetësuar për situatën pasi një rritje e rasteve konfirmon një shpërthim të ri të epidemisë në të gjithë vendin, pavarësisht numrit të ulët të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë.
Gjithashtu, kancelarja Merkel ka bërë thirrje që të merren masa më të forta për personat e pavaksinuar.