BOTA, 17 Maj 2024, 18:26

Ministria palestineze e Shëndetësisë bën bilancin: 31 të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Ministria palestineze e Shëndetësisë bën bilancin: 31

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 31 persona dhe kanë plagosur 56 të tjerë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë të premten. Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori tani ka tejkaluar 35,300, me 79,261 të plagosur, shtoi ministria. Më herët të premten në mëngjes, zyrtarë të mbrojtjes civile dhe gazetarë lokalë thanë se sulmet izraelite në enklavë kishin vrarë të paktën 10 persona dhe plagosën të tjerë.

Një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalya në Gazën veriore vrau të paktën gjashtë persona, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile që mbërritën në vendngjarje dhe evakuuan një numër të plagosurish.

Ditët e fundit, distrikti Jabalya në veri të Gazës ka pasur operacione luftarake intensive. Një spital në Gazën veriore mori disa trupa dhe shumë të plagosur pas sulmeve izraelite të enjten, sipas një gazetari të pranishëm të CNN.