TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot se aleatët kryesorë evropianë të NATO-s, janë të bashkuar dhe të vendosur për forcimin e aleancës, në prag të samitit të NATO-s në Ankara.
Duke folur pas një takimi të grupit E5 në Berlin, Merz tha se synimi është që samiti të konsiderohet “një sukses i përbashkët”, duke shtuar se kjo i shërben sigurisë sonë, në kohë të rrezikshme.
Ai theksoi nevojën për forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, për një partneritet më të balancuar me SHBA-në.
Merz gjithashtu nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, përfshirë një angazhim më të fortë financiar, duke e cilësuar këtë si një sinjal ndaj Rusisë se “Evropa nuk po e redukton mbështetjen”.
Sipas tij, bashkëpunimi më i ngushtë transatlantik dhe evropian mbetet thelbësor, ndërsa çdo qasje e njëanshme në politikën e mbrojtjes do të ishte e gabuar.
Në takim morën pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kryeministri polak, Donald Tusk dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte iu bashkua liderëve, nëpërmjet lidhjes me video nga Uashingtoni.