TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari pakistanez Arshad Sharif është qëlluar për vdekje të dielën në Kenia. Sipas hetimeve paraprake, policia tha se efektivët e qëlluan gabimisht ndërsa ai po udhëtonte me një automjet.
Sharif ishte një kritik i ushtrisë pakistaneze, si dhe një mbështetës i zëshëm i kryeministrit të larguar Imran Khan.
49-vjeçari u largua nga Pakistani në gusht pasi. Ai kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dubai përpara se të udhëtonte për në Kenia.
Nuk dihet saktësisht se çfarë po bënte në vendin e Afrikës Lindore. Autoriteti i Pavarur i Mbikëqyrjes së Policisë (Ipoa) tha se kishte dërguar ekipin e tij në vendin e ngjarjes pranë kryeqytetit, Nairobi.
Ekipi do të hetojë “vrasjen e dyshuar policore të një shtetasi pakistanez”, u tha gazetarëve, kryetarja e Ipoa, Ann Makori.
Pretendohet se oficerët menduan se makina ishte e vjedhur ndaj qëlluar ndaj Sharif, i cili nuk i ndaloi një postblloku të policisë.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif shkroi në Tëitter se ishte “thellësisht i pikëlluar nga lajmi tronditës i vdekjes tragjike të gazetarit Arshad Sharif”.
Ministri i informacionit Marriyum Aurangzeb paralajmëroi njerëzit që të mos spekulonin rreth rrethanave të vdekjes.
Në një mesazh të shkurtër në Tëitter, gruaja e Sharifit, Javeria Siddique shkroi se “humba një mik, bashkëshort dhe gazetarin tim të preferuar”.
Duke bërë thirrje për një “hetim të duhur gjyqësor”, ish-kryeministri Khan tha se ishte “i tronditur nga vrasja e tij”, duke shtuar se ai “pagoi çmimin përfundimtar për të thënë të vërtetën”.