TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur në Siberi, ku një avion ushtarak rus u rrëzua sot në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk.
Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit, Igor Kobzev, i cili përmes një postimi në rrjetin social Telegram, raportoi se avioni Su-30 u përplas me një shtëpi dykatëshe.
Sipas agjencisë Nexta, duke cituar zyrtarë rusë, të dy pilotët e avionit kanë vdekur.
❗️In the #Russian city of #Irkutsk, a military plane crashed on a residential building
— NEXTA (@nexta_tv) October 23, 2022
According to the Russian Emergencies Ministry, it was a Su-30 that crashed during a test flight.
The area of the fire reached 200 square meters.
Both pilots died in the crash. pic.twitter.com/Jgra5ajckV
Kujtojmë se ky është incidenti i dytë i rrëzimit të një avioni rus brenda gjashtë ditëve.
Të hënën e kaluar, një avion luftarak Sukhoi Su-34 u përplas në një kompleks apartamentesh në qytetin Yeisk pranë Ukrainës, duke vrarë të paktën 15 persona.