BOTA, 23 Tetor 2022, 22:21

Tërhiqet Boris Johnson, nuk do të garojë për kryeministër. Ja kush është pretendenti kryesor për të zëvendësuar Truss

Tërhiqet Boris Johnson, nuk do të garojë për

Mbretëri e Bashkuar - Ish kryeministri Boris Johnson nuk do të hyjë në garë për të zëvendësuar Liz Truss. 

Pas dorëheqjes së kryeministres më jetëshkurtër në historinë e MB, pati shumë spekulime se Johnson do të garojë, megjithatë ai është tërhequr. 

Ish kryeministri deklaron se ka arritur të sigurojë mbështetjen e 102 deputetëve, nga 100 që i duhen për të hyrë në garë, megjithatë ai thotë se garimi nuk do të ishte veprimi i duhur dhe se vendi nuk mund të qeveriset në mënyrë efektive nëse partia nuk është e bashkuar.

Pretendenti kryesor për kryeministër mbetet Rishi Sunak, ish Kancelari i Thesarit, i cili ka siguruar mbështetjen e 146 deputetëve. Ai mund të bëhet kryeministër që ditën e nesërme, nëse kandidatja tjetër, Penny Mordaunt nuk siguron 100 mbështetës. Deri në këto momente, ajo ka 24 mbështetës në Parlament. 

Nëse ditën e nesërme do të ketë dy kandidatë në garë, i takon anëtarësisë së Partisë Konservatore të votojë për liderin e ri. Votimi do të kryhet online dhe procedura përfundon deri ditën e premte.