TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komitetet e Senatit Gjyqësor dhe Sigurisë Kombëtare po mbajnë një seancë dëgjimore për tentativën e vrasjes së ish-presidentit Donald Trump, ndërsa hetimet e shumta vijojnë ende. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret Ronald Rowe po bën paraqitjen e tij të parë publike në këtë pozicion.
“Ky është një dështim i Shërbimit Sekret”, tha ai sipas CNN. Ish-drejtoresha Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave. Hetuesit e FBI-së vazhdojnë të kërkojnë për motivin e sulmuesit. Ai la gjurmë të pakta në mediat sociale dhe përdori një pseudonim për të blerë armën. Gjatë pyetjeve se përse snajperët e Shërbimit Sekret nuk e panë autorin para se ai të qëllonte ish-presidentin, drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret Ronald Rowe u tha ligjvënësve se Thomas Matthew Crooks u vra brenda 15.5 sekondave.
“Brenda 15.5 sekondave nga gjuajtja e tij e parë, ai është neutralizuar”, tha Rowe për Crooks. Para se Crooks të qëllonte ndaj Trump, snajperët e Shërbimit Sekret nuk ishin në dijeni të pranisë së Crooks në çati, dëshmoi Rowe.