TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 100 njerëz dyshohet se janë lënduar të hënën, kur një tren me pasagjerë ka dalë nga shinat në rajonin e Rusisë jugore, Volgograd, raportuan agjencitë e lajmeve ruse.
Agjencia e lajmeve “Interfax” ka raportuar se tetë vagonë dolën nga shinat. Ministria e Emergjencës ka bërë të ditur se ekipet mjekësore janë në vendngjarje, duke shtuar se janë angazhuar edhe 324 punonjës të emergjencës.
Helikopterët e emergjencës u nisën në ngjarje afër stacionit “Kotelnikovo”. Treni po udhëtonte nga Kazani në Adler në Detin e Zi.
Një video e paverifikuar në Telegram tregon së paku katër vagonë të dalë nga shinat, disa të rrotulluar, me njerëz që dilnin prej tyre.
Agjencia e lajmeve, TASS, ka cituar burime të paidentifikuara nga zbatuesit rusë të ligjit, që thoshte se 20 njerëz janë lënduar nga goditja e trenit me një kamion “Kamaz”.