BOTA, 21 Shkurt 2025, 09:52

'Makineri e neveritshme që ushqehet me trupat e vdekur'/ Musk mbështet Trump për deklaratat ndaj Zelenskyt: Lider që shihet me përbuzje nga populli i tij!

'Makineri e neveritshme që ushqehet me trupat e vdekur'/  Musk

Elon Musk mbështet presidentin amerikan Donald Trump për deklarata e tij ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Aksionit Politik Konservator (CPAC), Muksk mbështeti haptas sulmin e Donald Trump ndaj liderit ukrainas këtë javë.

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s vuri në dyshim se për çfarë arsye po vdesin trupat në Ukrainë, shkruan Sky News.

“Ka një numër të madh njerëzish që vdesin në llogore. Për çfarë? Do t’ju them për çfarë – për makinën më të madhe të shfarosjes që kam parë ndonjëherë në jetën time”, tha Musk.

Më herët, në një postim në platformën X, miliarderi pretendoi se Zelensky është “përbuzur” nga ukrainasit dhe po “ushqehet me trupat e vdekur” të njerëzve të tij.

Musk e cilësoi presidentin e Ukrainës “makinë të neveritshme, masive që ushqehet me trupat e vdekur të ushtarëve ukrainas”.

Ai shtoi: “Presidenti Trump ka të drejtë që e injoron atë dhe zgjidh paqen e pavarur [nga Zelensky]”.

'Makineri e neveritshme që ushqehet me trupat e vdekur'/  Musk