TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se së bashku me SHBA dhe BE paqja mund të jetë më e sigurt.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky deklaroi se ajo që është e rëndësishme është fakti që ata duan që lufta të përfundojë sa më parë.
Sipas tij, kjo luftë mund të përfundojë me një paqe të besueshme.
“Së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt – ky është qëllimi ynë. Kryesorja është se ky nuk është vetëm qëllimi ynë, por edhe një synim i përbashkët me partnerët tanë. Sidomos në prag të përvjetorit të tretë të fillimit të kësaj lufte, një luftë që ne në Ukrainë duam ta përfundojmë që në sekondën e parë. Kam besim se do të përfundojmë me një paqe të besueshme”, shtoi ai.
Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se do të zhvillojë edhe një takim me gjeneral Kellogg, të dërguarin e Donlad Trump.
“Nesër do ta takoj personalisht. Është shumë e rëndësishme për ne që takimi dhe puna e përgjithshme me Amerikën të jetë konstruktive. Bota duhet të zgjedhë nëse do të jetë me Putinin apo me paqen”, shtoi ai.